Pamjet që tronditën botën/ E vrau me shpatë në mes të rrugës, “Bild” shkrim për emigrantët e dhunshëm

Pasi një emigrant hodhi një vogëlush përpara shinave të trenit në Gjermani, një tjetër rast makabër ka tronditur vendin. Një refugjat vrau me shpatë një gjerman në mes të rrugës, ndërsa pamjet e rënda kanë bërë xhiron e botës.

Siriani Issa Mohammed vrau me shpatë Wilhelm L., 36 vjeç. Krimi ndodhi në sy të vajzës së gjermanit. Policia thotë se bëhet fjalë për motive personale, megjithatë, referuar këtyre rasteve shokuese, gazeta gjermane BILD iu ka dedikuar një shkrim ku pyet nëse emigrantët janë më të dhunshëm. Në vitin 2015, në Gjermani mbërritën mbi 890 mijë refugjatë.

Shkrimi i Bild:

Pas vrasjes së fëmijës në Frankfurt dhe sulmit me shpatë në Shtutgart në rrugë të hapur, debati për krimin e të huajve është rindezur sërish.

“Tani është e qartë se po vijnë këtu njerëz nga kultura të tjera. Në atdheun e tyre, kultura e mungesës së dhunës, siç e kultivojmë ne, nuk është edhe aq e qartë,” tha ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, 62 vjeç, CDU. “Këtu tek ne po vijnë njerëz që i zgjidhin konfliktet shumë më shpejt me dhunë”.

“Është e pamohueshme që kemi një numër më të lartë disproporcional të autorëve të huaj në fushën e krimeve të dhunshme, veçanërisht bëhet fjalë për emigrantë të rinj”.

Fakt është: Në statistikat e krimit policor, të huajt përfaqësohen në disa grupe krimi si të dyshuar mbi mesataren (krahasuar me pjesën e tyre të popullatës, 12.2 përqind).

Sipas statistikave, në vitin 2018 janë identifikuar gjithsej 1.9 milionë të dyshuar për krime (përfshi këtu hyrje të paautorizuara dhe vepra të tjera të ligjeve të huaja). Nga këta, 30.5 përqind nuk kishin pasaportë gjermane.

Nënkategoria ‘emigrantë’, e cila përbën 2 përqind të popullsisë, përbënte 8.6 përqind të të dyshuarve. Sa u përket veprave penale të vrasjes, numri i tyre shkon në 14.8 përqind.

Fakt është po ashtu: Shumica e emigrantëve janë kryesisht të rinj, një grup gjithashtu joproporcional mes shkelësve edhe tek gjermanët.

Florian Post, ekspert i emigracionit në SPD: Sigurisht duhet t’i themi gjërat hapur, mohimi i realitetit nuk i ndihmon askujt. Por ajo që bën Herrmann, nuk është vetëm e dyshimtë nga pikëpamja empirike, por edhe e parregullt- kjo e bën të papërgjegjshme dhe të vështirë për t’u mposhtur si budallallëk.

Kreu i grupit parlamentar të të Gjelbërve, Konstantin von Notz: Akuza të tilla përfshirëse nuk ndihmojnë në aspektin e politikës së sigurisë, komplikojnë në mënyrë të panevojshme integrimin dhe e ndajnë shoqërinë.

Konstantin Kuhle i FDP: Me përgjithësime të tilla, nuk ndihmohet siguria. Por kush është i dënueshëm në Gjermani, duhet ta dijë: Ai nuk mund të mbështetet tek mbrojtja si refugjat.

SHKARKO APP