Panama, vdes ish-lideri ushtarak Manuel Noriega

Ish-lideri ushtarak i Panamasë, gjenerali Manuel Antonio Noriega ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Së fundmi, Noriega i ishte nënshtruar një seri operacionesh, pasi kishte pësuar një hemoragji në tru.

Noriega ka qenë një aleat kyç i Shteteve të Bashkuara, por u lëviz nga posti kur trupat amerikane pushtuan vendin në vitin 1989 dhe më pas u burgos në Amerikë nën akuzat e trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai e kaloi pjesën e mbetur të jetës në burg, më vonë në Panama, ku u shpall fajtor për vrasje, korrupsion dhe përvetësim. Por ish-lideri u lirua në janar për t’u përgatitur për operacionin për heqjen e një tumori në tru, që u krye në fillim të marsit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai iu nënshtrua më pas ndërhyrjeve të tjera kirurgjike për shkak të hemoragjisë, por ndërroi jetë në spital ditën e hënë.

Edhe pse nuk ishte zgjedhur kurrë në krye të shtetit, Noriega u bë de fakto lider i Panamasë, duke shërbyer në një mandat 6-vjeçar si guvernator ushtarak i vendit, në vitet ‘80.

Fillimisht ai ishte një mbështetës i fuqishëm i Shteteve të Bashkuara dhe u kthye në aleatin kyç të Uashingtonit në përpjekjet e tij për të mundur influencën e komunizmit në Amerikën Qendrore.

Por më vonë Amerikës iu sos durimi nga rritja e pushtetit të tij represiv brenda Panamasë dhe nga të dhënat se po u shiste informacione shërbimeve sekrete të huaja, pa përmendur këtu lidhjet me organizatat e trafikut të drogës.

/ Top Channel

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?