Pandemia e Covid-19, Antonio Guterres: 100 milionë njerëz u varfëruan

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, denoncoi pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19.

Kjo, sipas Guterres, nënkupton se barra e pandemisë ka rënë kryesisht tek të varfrit. Për një panel të Fondit monetar ndërkombëtar, Guterres tha se 100 milion njerëz ishin varfëruar që prej fillimit të pandemisë dhe 4 miliardë kishin vuajtur mungesën e mbështetjes sociale, kujdesit shëndetësor dhe mbrojtjes së vendit të punës.

Një pabarazi e tillë, paralajmëroi Guterres, po krijonte terrenin e favorshëm për dhunë dhe konflikt. Shefi i OKB i kërkoi shteteve të mbështesin strategjinë e vaksinimit të organizatës, që synon imunizimin e 70 perqind të popullsisë së çdo vendi deri në 2022.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?