Pandemia mund të përfundojë në 2022

Shkencëtarët pohojnë se në vitin 2022, virusi do të humbasë formën e tij pandemike dhe do të bëhet më sezonal siç është rasti me virusin e gripit. Rritja e nivelit kolektiv të imunitetit, shpërndarja e pritshme e barnave dhe vaksinat janë rruga e daljes nga tuneli i errët i pandemisë. Shitja e barnave për koronavirusin, që do të ndodhë pas disa muajsh, përkthehet si një shenjë shprese.

Pyetja është se si do të ekzistojë koronavirusi në të ardhmen pa ngritur alarmin e komunitetit botëror?

“Përdorimi i maskës në transport, madje edhe në zyra, mund të aplikohet në vitet e ardhshme”, tha epidemiologu i Universitetit Johns Hopkins Sean Trulov.

Ai shton se në të ardhmen mund të rekomandohet larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e distancës në vendet ku grumbullohen shumë njerëz. Epidemiologu vlerëson gjithashtu se testet e zbulimit të koronavirusit do të bëhen edhe më të aksesueshme.

Një hap i rëndësishëm tashmë është hedhur në vaksinat, ku programi po zgjerohet për të përfshirë fëmijët e moshës 5-11 vjeç. Komuniteti shkencor po shqyrton dozën e nevojshme për moshat më të reja.

Në kuadër të ridizajnimit të preparateve injektuese, parashikohet dozimi vjetor i popullatës, i cili do të synojë trajtimin e mutacionit që zhvillohet dhe përhapet në të gjithë botën.

SHKARKO APP