Pandemia në Europë, rekord vdekjesh në Rusi e Ukrainë

Rusia vijon të mbetet një prej vatrave më të nxehta të pandemisë në botë, me mbi 1200 vdekje dhe gati 40 mijë raste të shënuara në 24 orët e fundit.

Autoritet shëndetësore ngrenë alarm për shtimin e infektimeve mes fëmijëve. Shifrat janë në rritje edhe në Gjermani ku autoritet konfirmuan 169 viktima dhe rreth 22 mijë raste të reja ditore.

E hëna u mbyll me një bilanc dramatik prej 833 vdekjesh, më i larti që prej shpërthimit të pandemisë. Sllovenia po përgatitet për kufizime të reja, ndërsa terapitë intensive kanë arritur në 92 për qind të kapaciteteve. Nuk përjashtohet mundësia e një izolimit të ri.

SHKARKO APP