Pandemia nuk ka të sosur, mbyllen plazhet e famshme të Rio de Janeiro

Plazhet e famshme në qytetin brazilian të Rio de Janeiro janë mbyllur që nga kjo fundjavë në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Vendimin për mbylljen e plazheve e mori Eduardo Paes, kryetari i bashkisë së Rio de Janeiro-s, si pjesë e një grupi masash për shkak të situatës kritike me numrin e pacientëve dhe të shtruar në spital për shkak të COVID-19. Siç deklaroi ai, 95 për qind e kapacitetit të kujdesit intensiv në spitalet publike të qytetit është mbushur.

Gjatë fundjavës, është plotësisht i ndaluar qëndrimi në plazh, rrezitja dhe sporti, kurse policia ushtarake në plazhet e famshme Copacabana dhe Ipanema paralajmëroi ata që u përpoqën të shkelnin masat.

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro kundërshtoi masa të tilla si kufizimi i lëvizjes, mbajtja e maskave dhe kritikoi masat e miratuara për zonën e Rio de Janeiro-s.

Nga 5 marsi, Paes ndaloi funksionimin e objekteve gastronomike dhe dyqaneve pas orës 21:00 dhe vendosi orën policore nga ora 23:00 deri në 5:00 të mëngjesit me kohën lokale. Nga e hëna priten masa më restriktive në Rio de Janeiro.

SHKARKO APP