Panik në Itali, nëna shpëton vajzën 1-vjeçare nga rrëmbimi i rumunit
Ngjarja ndodhi në Bergamo, të shtunën më 14 shkurt, rreth orës 13:00, kur një familje nënë, baba dhe vajza e tyre një vjeç e gjysmë po largoheshin nga një supermarket.
Në dalje, ata u përballën me një burrë që, pa hezitim, tentoi të rrëmbejë vajzën, duke e kapur nga këmbët. Reagimi i shpejtë i prindërve dhe ndihma e punonjësve të supermarketit e penguan sulmin: babai ndërhyri për ta ndaluar burrin, ndërsa nëna mbante vajzën në krah.
Forcat e rendit arrestuan më vonë një 37-vjeçar rumun, i pastrehë dhe pa precedentë penalë. Pamjet nga kamerat e sigurisë ndihmuan autoritetet të rindërtonin ngjarjen dhe të akuzonin burrin për tentativë rrëmbimi të një të mituri dhe sulm të rënduar, pasi vajza pësoi një frakturë të femurit sipas analizave mjekësore në spital.
Dëshmitarët tregojnë se britma e nënës tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të tjerë, të cilët iu afruan për të ndihmuar. Një zonjë rreth të 50-ave tha: “Britma e nënës ishte e frikshme, ende më kumbon në veshë. Nxora telefonin të thërrisja policinë, por pashë që nuk kishte kohë dhe u afrova, duke kapur burrin nga xhaketa që mbante fëmijën, për të mos e lejuar të largohej.”
KOHA JONË SONDAZH

