FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Panik në qiell/ Avioni francez bën manovër të dyshimtë, Italia i vë pas dy “Eurofighter”

Momente frike janë ngjallur në zonën e Bergamos në Itali, pasi u dëgjuan zhurma të forta, sipas dëshmitarëve që raportonin në rrjetet sociale. Jehona u ndje qartë edhe në Milano e Brescia. Por ato që shkaktuan zhurmën ishin dy avionë të Forcave Ajrore Eurofighter që gjëmonin një avion ajror francez që kishte kryer një manovër të dyshimtë. Avioni kishte humbur kontaktin me radio.

Alarmin në qiellin italian e përhapi fluturimi i AirFrance AF671A dhe që drejtohej për në Paris. Gjatë fazës së fluturimit mbi Valle d’Apsta, avioni zhvilloi një manovër të paparashikuar.

Për këtë arsye urdhri për ndjekje u dha nga Forcat Ajrore Italiane kur dy Eurofighter u nisën për të kapur avionin francez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por gjithçka u sqarua pasi AirFrance që shkaktoi alarmin ushtarak mbi qiellin italian, zbuloi se kishte një problem teknik me sistemet e radios.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?