Panik në Safari Park, familja franceze sulmohet nga macet e egra (FOTO+VIDEO)
Një vizitë në Safari Park në Holandë, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën një familje turistësh francezë. Të ngazëllyer për të fotografuar macet e egra, familja doli nga makina, por papritur kafshët dolën nga territori i tyre dhe filluan t’i ndiqnin.
Familja e tmerruar nisi të vrapojë për t’u futur në makinë dhe për të shpëtuar jetën. Fatmirësisht arritën të futeshin në makinë pa asnjë dëmtim. Safari Park ka një udhëzim të qartë ku specifikon se vizitorët nuk duhet të zbresin nga makinat për të fotografuar, por familja franceze e neglizhoi paralajmërimin.
Përfaqësuesi i Safari Park u shpreh: “Ne i informojmë vizitorët për rreziqet që mund tju kanosen të shkruara në gjuhë të ndryshme për të evituar aksidente të tilla”.




KOHA JONË SONDAZH

