Panik në spitalet e Londrës, pacientët nuk marrin shërbim
Spitalet kryesore në Londër raportuan të martën një incident kritik pas një sulm kibernetik që çoi në anulimin e dhjetëra operacioneve dhe devijimin e pacientëve të urgjencës diku tjetër.
Sulmi dyshohet se pati në objektiv për spitalet në partneritet me “Synnovis”, një ofrues i shërbimeve të patologjisë. Incidenti ka pasur një ndikim të madh në ofrimin e shërbimeve, veçanërisht në transfuzionet e gjakut dhe rezultatet e analizave.
Një zëdhënës nga Synnovis tha se kompania kishte dërguar një task-force ekspertësh të IT për të vlerësuar dëmet e këtij sulmi kibernetik.
NHS kërkoi falje për shqetësimin dhe tha se po punonte me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për të kuptuar mënyrën sesi hakerët u futën në sistem.