Panik, një burrë me thikë shkon në zyrën e kryeministrit

Brukseli është shokuar, sepse një burrë i armatosur me thikë u arrestua të hënën në mëngjes pasi u përpoq të hynte në zyrat e kryeministrit belg.

Kryeministri Alexandre de Croix ndodhej jashtë zyrës në momentin e incidentit, i cili nuk shkaktoi lëndime, por është “shumë i tronditur”, sipas një zëdhënësi të kontaktuar nga AFP.

“Jemi shumë të lehtësuar që nuk ka pasur të lënduar”, shtoi zëdhënësi. Autoritetet kanë nisur një hetim për të përcaktuar motivet dhe profilin e sulmuesit, ndërsa zëdhënësi i kryeministrit deklaroi për gazetën Le Soir se “personi u dërgua në komisariat”.

SHKARKO APP