FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Akuzat e Berishës, reagon Pandeli Majko: Jam gati të lë imunitetin parlamentar nëse…

Deputeti socialist, Pandeli Majko zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha. Majko tha se i kërkoi kryeparlamentares që Shërbimi Informativ Kombëtar të përgatisë informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje nga Berisha.

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!…
I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!
Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!”, deklaron Majko.

Në një konferencë për shtyp, Berisha u shpreh se Majko është i regjistruar në tavolinë me regjistrues, të vendosur me vendim gjykate nga Shërbimi Informativ Kombëtar. Sipas tij regjistruesi ishte vendosur për të regjistruar pazare të trafikut të lëndëve narkotike, por në regjistrime del edhe ish-kryeministri Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?