Paniku nga Covid-19, policia zbraz një kamp refugjatësh
Në një kohë që Europa po përjeton ditët të më vështira, ku Covid-19 ka prekur pothuajse të gjitha shtetet e këtij kontinenti, një vend i menjëhershëm është marrë nga Franca në lidhje me refugjatët. Franca është vendi i parë në Europë ku edhe shqiptarë kërkojnë azil.
Mësohet se policia franceze largoi qindra emigrantë nga një kamp në veri të Parisit, mëngjesin e së mërkurës, në një lëvizje që shkon në linjë me masat e qeverisë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit te të pastrehët përreth kryeqytetit.
Mediet franceze shkruajnë se emigrantët u transportuan me disa autobusë në orët e para të mëngjesit dhe sipas autoriteteve ata do të qëndrojnë në palestra dhe hotele në Paris dhe rrethina. Prefekti i Parisit, Michel Cadot e paralajmëroi këtë evakuim një javë më parë duke thënë se janë marrë të gjitha masat për strehimin e emigrantëve.