Paniku për luftë, sot takohen Merkel dhe Putin
Situata aspak e qetë në politikën e jashtme, që pas vrasjes së gjeneralit, ka bërë që kancelarja gjermane, Angela Merkel, të takohet sot në Moskë me Presidentin rus, Vladimir Putin. Dy liderët pritet të diskutojnë kryesisht për tensionet e fundit në Lindjen e Mesme. Kremlini tha se në këtë takim do të diskutohet edhe për gjendjen në Siri dhe Libi.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, tha më parë gjatë kësaj jave se kancelarja Merkel dëshiron të diskutojë për pikat e tanishme të trazirave në Lindjen e Mesme. “Qartazi, tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, në mesin e disa çështjeve të tjera, mund të jenë temë e bisedimeve mes kancelares dhe presidentit Putin në Moskë”.
Ai shtoi se Rusia është faktor i rëndësishëm në skenën botërore dhe si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, është gjithashtu pjesëmarrëse e domosdoshme për zgjidhjen e konflikteve politike.