Papa Françesku i çel derën homoseksualëve, që të stërviten si priftërinj

Burrat homoseksualë do të jenë në gjendje të stërviten si priftërinj në seminaret katolike romake për sa kohë që respektojnë beqarinë, sipas udhëzimeve të reja të shpallura nga Konferenca e Peshkopëve Italianë.

Vendimi shënon një ndryshim nga pozicioni i mëparshëm i Papa Françeskut, në të cilin ai argumentoi se meshkujt homoseksualë nuk duhet të pranohen në seminar për shkak të rrezikut për të bërë një jetë të dyfishtë.

Sipas udhëzimeve, gjëja më e rëndësishme për priftërinjtë e ardhshëm është të tregojnë një “orientim drejt jetës beqare”. Që kur u zgjodh Papë në vitin 2013, Françesku është përpjekur të adoptojë një ton më gjithëpërfshirës ndaj personave të komunitetit LGBTQ+ në deklaratat e tij publike, duke nxitur zemërimin e kardinalëve konservatorë.

SHKARKO APP