FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Papa Françesku: Interneti ndonjëherë është burim dhune, madje edhe në rrjetet katolike

“Interneti mund të kthehet në një burim dhune”. E thotë Papa Francesku, në një deklaratë të tij drejtuar katolikëve, duke shtuar “Edhe të krishterët mund të jenë pjesmarrës në këto rrjete dhune  verbale. Madje edhe në mediat katolike mund të kalohen kufijtë, tolerohen shpifjet dhe denigrimi. Format e komunikimit të shpejtë mund të jenë një faktor çorientimi”, shkruan tgcom.it

Në disa saite duket se është përjashtuar çdo lloj etike dhe çdo respekt për emrin e mirë të tjetrit. Kështu verifikohet një dualizëm i rrezikshëm, sepse në këta rrjete thuahen gjëra që do ishin të patolerueshme në jetën publike dhe kërkohet të kompensohen dëshirat duke shfryrë me tërbim dëshirat për hakmarrje”, shton kreu katolik.

“Është domethënës fakti që ndonjëherë, duke pretenduar se mbrohen urdhëresat, kalojmë tërësisht në anën e kundërt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mos thoni një dëshmi të rreme dhe të shkatërroni imazhin e tjetrit pa mëshirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aty manifestohet pa asnjë lloj kontrolli që gjuha është ‘e keqja e botës’ dhe i vë zjarrin të gjithë jetës sonë.

Nuk na bën mirë të shohim nga lartë-poshtë, të marrim rolin e gjykatësit të pamëshirshëm, të konsiderojmë të tjerët si të pa denjë dhe të pretendojmë të japim leksione vazhdimisht. Kjo është një lloj dhune e lehtë.

Më poshtë shkruhet mbi “shenjtërinë” në botën moderne: “Ka shumë forma të bulizmit, madje edhe duke u dukur elegantë dhe shpirtërorë, mund të shkaktojmë vuajteje në autostimën e të tjerëve”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?