Papa Françesku: “Jezus,na ndihmo”, fjalët e fundit të të krishterëve që iu pre koka nga ISIS
Papa Françesku ka dënuar vrasjen e 21 të krishterëve koptë nga ISIS.
Ai i ka shpallur ata martirë, duke thënë të krishterët janë një, katolikë, ortodoksë, luteranë apo protestantë.
Duke folur nga Spanja, Papa ka thënë se personat e ekzekutuar nga ISIS, fjalët e fundit që kanë shqiptuar, kanë qenë: “Jezus, na ndihmo”.
“Ata u ekzekutuan vetëm për faktin e vetëm sepse janë të krishterë. Fjalët e tyre të fundit ishin ‘Jezus, na ndihmo’. Nuk ka rëndësi nëse janë katolikë, ortodoksë, luteranë apo protestantë. Ata janë të krishterë, gjaku i tyre është i njëjtë”, ka thënë Papa.
ISIS ndërkohë ka shfaqur një video, ku shihet që Deti Mesdhe bëhet i kuq pas gjakut të 21 të ekzekuturave, të cilëve iu pre koka.
Pas këtij akti barbar, Egjipti ka nisur sulmet ndaj militantëve islamikë të ISIS në Libi. Kjo ka trazuar ndërkohë Italinë, pasi ekziston rreziku i ardhjes së terroristëve nga deti. Militantët e ISIS thonë se do të pushtojnë edhe Romën