Papa Françesku: Kisha duhet t’u kërkojë falje homoseksualëve
Papa Françesku ka thënë se Kisha Katolike Romake duhet ti kërkojë falje homoseksualëve për mënyrën se si i ka trajtuar ata. Ai u tha gazetarëve se Kisha nuk kishte të drejtë për të gjykuar komunitetin homoseksual, dhe duhet të tregojmë respekt.
Papa tha gjithashtu se Kisha duhet ti kërkojë falje edhe njerëzve të tjerë që ishin të margjinalizuar, si ndaj grave, të varfërve dhe fëmijëve që detyrohen të punojnë.
Papa është përshëndetur nga shumë njerëz në komunitetin e homoseksualëve për qëndrimin e tij pozitiv ndaj homoseksualëve. Por disa katolikë konservatorë shprehën kritikua dhe ata kanë thënë se janë të paqartë në lidhje me moralin seksual.
Duke folur me gazetarët në avionin e tij gjatë kthimit nga Armenia, Papa tha: “Unë do ta përsëris atë që Katekizmi i Kishës thotë, se ata [homoseksualët] nuk duhet të diskriminohet, se ata duhet të respektohen”.
Në vitin 2013, Papa Françesku ripohoi qëndrimin e Kishës Katolike se aktet homoseksuale ishin mëkatare, por orientimi homoseksual nuk ishte. “Nëse një person është homoseksual dhe kërkon Perëndinë dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë për të gjykuar?” Ai tha më pas.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

