Papa Françesku pranon dorëheqjen e kardinalit të Uashingtonit

Papa Françesku pranoi dorëheqjen e kardinalit të Uashingtonit Donald Wuerl, që rezulton të jetë i përfshirë në skandalin e abuzimeve seksuale që kanë tronditur kishën katolike.

Donald Wuerl e mori detyrën këtë vit duke zëvendësuar kardinalin Theodore McCarrick, kryepeshkopin e Uashingtonit i akuzuar për abuzime seksuale. Megjithatë ai ndodhej nën mbikqyrje lidhur me trajtimin e rasteve të abuzimit seksual kur ishte peshkop i Pitsburgut në Pensilvani mes viteve 1988-2006, shkruan VOA.

Sipas gjetjeve të një jurie të madhe të Pensilvanisë, të bëra publike në muajin gusht, më shumë se 300 priftërinj katolikë kanë abuzuar seksualisht me të paktën 1 mijë fëmijë gjatë 70 viteve të fundit dhe udhëheqësit e kishës kanë bërë çmos për t’i mbuluar ato.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?