Papa Françesku: Të rinjtë nuk më shtrëngojnë më dorën, duan vetëm selfie
Papa Françesko ka zhvilluar një takim në San Giovanni me Ipeshkvijtë, priftërinjtë por edhe njerëzit laikë duke u treguar nevojën që kanë ata të ndryshojnë. Ai ka folur për individualizmin, izolimin, frikën për ekzistencë, rrezikshmërinë në shoqëri e cila është në të gjitha qytetet e botës gjithashtu edhe në Romë.
“Duhet të kapërcejmë përshtypjen që këmi kur themi se jeta është e padobishme dhe ta marrin besimin si diçka thjesht që duhet bërë, por si një çlirim që na bën më të rinj në çdo hap dhe më të bekuar në jetën që bëjmë. “
Ai ka hedhur një vështrim në Romë duke u shprehur se: “Në Romë ju mund të gjeni gjithçka në lidhje me çdo gjë, shumë bollëk por edhe kjo më pas ju bën të sëmurë në stomakun tuaj e nuk tretet.” Ai kërkon që të kërkohen gjithnjë e më shumë përvoja të reja shpirtërore.
Papa Françesko theksin e ka vënë edhe tek teknologjia dhe tek të rinjtë dhe ka bërë një thirrje për ata që janë zhytur në botën virtuale. “Kemi nevojë të fusim të rinjtë në botën reale pa shkatërruar gjërat e mira që mund të ketë bota virtuale. Në një takim që pata pak ditë më parë me disa të rinj ata ishin shumë të lumtur por kur shkova ti takoja e ti shtrengoja duart akush nuk e bëri. Ata të gjithë nxorrën telefonin dhe donin që të bënin një selfie me mua.”
KOHA JONË SONDAZH

