Papa Françesku tërheq mandatin e peshkopëve që abuzuan me të mitur në Kili

Papa Françesku ka liruar nga detyra dy peshkopë nga Kili për shkak të akuzave që ndërlidhen me abuzim seksual ndaj të miturve.

Vatikani lëshoi njoftimin për peshkopët Francisco José Cox Huneeus, dhe Marco Antonio Órdenes Fernández pas takimit me presidentin e Kilit.

Nuk mund të bëhet ankesë mbi këtë vendim, u tha në njoftim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 100 klerikë katolikë po hetohen në Kili mbi akuzat për sulme seksuale dhe tentim për t’i fshehur ato.Të 34 priftërinjtë e Kilit kishin ofruar dorëheqjen në maj pas skandalit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në shtator, Papa kishte liruar nga detyra priftin Fernando Karadima, 88 vjecar, për abuzim me të mitur./REL

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?