Papa Françesku: Ukraina, të krishterët po vrasin njëri-tjetrin

Në audiencën e përgjithshme, Papa Françesku bëri përsëri thirrje për paqe në Ukrainë.

Edhe një herë, mendimi i Atit të Shenjtë shkoi me dhimbje tek populli i dashur ukrainas.

Për fat të keq, pohoi ai, situata po keqësohet nga kundërvënia ndërmjet palëve, po rëndohet gjithnjë më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lutemi sidomos, për viktimat, ndërmjet të cilave ka shumë civilë e për familjet e tyre i kërkojmë Zotit të marrë fund sa më shpejt dhuna vëllavrasëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përsëris thirrjen time që të bëhet çdo përpjekje e mundshme, edhe në nivel ndërkomb ëtar, për rifillimin e dialogut, udha e vetme e mundshme për të risjellë paqen e harmoninë në këto troje të martirizuara”, apeloi ai.

Ndërsa jashtë tekstit zyrtar, Papa shtoi: “Vëllezër e motra, kur dëgjoj fjalët ‘fitore’ ose ‘disafatë’ ndjej një dhimbje të madhe, një trishtim të madh në zemër. Nuk janë fjalë të drejta, e vetmja fjalë e drejtë është ‘paqe’. Vetëm kjo është fjalë e drejtë. Unë mendoj për ju, vëllezër e motra ukrainase … Po ju a nuk mendoni se kjo është luftë ndërmjet të krishterëv e! Ju të gjithë keni të njëjtin pagëzim! Po luftoni të krishterë kundër të krishterëv e. Mendojeni këtë! E të lutemi të gjithë, sepse lutja është protesta jonë para Zotit në kohë lufte”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?