Papa: Hiqni dorë nga lufta në Ukrainë, pasi të gjithë do të bëhemi përgjegjës
Papa Françesku sërish bën thirrje që lufta ruse në Ukrainë të marrë fund, pasi sipas tij, të gjithë ne do të bëhemi përgjegjës. Po ashtu, Papa nënvizoi se nuk duhet të mësohemi me luftën.
“Përballë rrezikut të vetëshkatërrimit, njerëzimi kupton se ka ardhur koha për të shfuqizuar luftën, për ta fshirë atë nga historia e njeriut, përpara se të jetë lufta që ta fshijë njeriun nga historia.
Mjaft! Ndal! Hesht! Le të merremi seriozisht për paqen. Lufta jo vetëm që shkatërron të tashmen, por edhe të ardhmen e një shoqërie.
Kam lexuar se që një në dy fëmijë është zhvendosur nga vendi. Do të thotë shkatërrim i së ardhmes, duke shkaktuar trauma dramatike në pjesën më të madhe”.