Papa: Kujdes rrjetet sociale, mos t’ju largojnë nga lutjet

Papa i këshillon shërbëtorët e kishës t’i përdorin me kujdes rrjetet sociale. Papa Françesku shpërndau sot Kushtetutën e re Apostolike, e cila përmban rregullat e reja për institucionet fetare. Papa ka falënderuar në mënyrë të veçantë murgeshat.

“Kisha e vlerëson shumë punën tuaj dhe jetën që i keni kushtuar asaj. Kisha ka besim te lutjet dhe vullneti juaj për të shpërndarë te njerëzit mesazhet e Ungjillit. Kisha ka nevojë për ju!”, është shprehur Papa.

Por për rrjetet sociale Papa është i prerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ato janë instrumente të nevojshme për komunikim”, është shprehur Papa, por “duhen përdorur me kujdes, që të mos bëhen shkak për largimin nga jeta vëllazërore, të dëmtojnë vokacionin apo të shndërrohen në pengesë për meditimin dhe lutjet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?