Papa Leoni XIV: vdekja e dhimbja shkaktuar nga luftërat, shkandull për familjen njerëzore

Në përfundim të Engjëllit të Tënzot, Papa shprehu “shqetësimin” për situatën në Lindjen e Mesme dhe në zona të tjera, përplot me konflikte: “Nuk mund të rrimë në heshtje përballë vuajtjeve të viktimave të shumta e të pambrojtura”. Përsëriti, më pas, thirrjen për t’i dhënë fund armiqësive dhe për të hapur “shtigje paqeje” bazuar mbi dialogun e respektin për dinjitetin njerëzor. Përshëndetja pjesëmarrësve në Maratonën e Romës: “Sporti haptë shtigjet për paqen dhe përfshirjen sociale”
R.SH. – Vatikan

Bastisjet nga Teherani, në jug të Izraelit, sulmet në Irak, mbi 200 objektiva të Hezbollahut të goditura nga Idf në Liban gjatë kësaj jave. E më pas, konflikti i pafundmë në Ukrainë, dhuna ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit, gjakderdhja në rajonet Sahel, Sudan dhe në Republikën Demokratike lindore të Kongos, tensionet në Azinë Juglindore dhe krizat e kryengritjet në Amerikën Latine… Është një botë e shkatërruar nga lufta, e Papa Leoni XIV nuk e fsheh ankthin për këtë skenar.

“Vazhdoj ta ndjek me shqetësim situatën në Lindjen e Mesme, si dhe në rajone të tjera të botës të shkatërruara nga lufta dhe nga dhuna”, deklaroi ai nga dritarja e Pallatit Apostolik pas Engjëllit të Tënzot në këtë të diel të pestë të Kreshmëve, 22 mars. Ipeshkvi i Romës mendon, mbi të gjitha, për qindra mijëra njerëz që, megjithëse të pafajshëm, paguajnë çmimin më të lartë, duke u bërë shënjestra e parë dhe më tragjike e konflikteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mund të mbetemi në heshtje përballë vuajtjeve të kaq shumë njerëzve, viktimave të pambrojtura të këtyre konflikteve. Çka i lëndon ata, lëndon mbarë njerëzimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtigjet e paqes

Fjalët e Papës tingëllojnë qartë nga altoparlantët në mbarë Sheshin e Shën Pjetrit, ku dhjetë mijë shtegtarë u mblodhën nën dritaret për të shikuar flamurin me stemën papnore, e kuqja e të cilit e thyente grinë e kësaj së diele romake.

Vdekja dhe dhimbja shkaktuar nga këto luftëra janë skandal për mbarë familjen njerëzore dhe thirrje drejtuar Zotit!

Me forcë Leoni XIV përsëriti, si në fjalimet e mëparshme të Engjëllit, thirrjen për të “këmbëngulur në lutje” në mënyrë që “të pushojnë armiqësitë e të hapen shtigjet e paqes, të themeluara mbi dialogun e sinqertë dhe mbi respektin për dinjitetin e çdo personi njerëzor.

Përshëndetje sportistëve të maratonës
Papa përmendi edhe parimet për sportin, duke u frymëzuar nga prania shumëngjyrëshe në Sheshin e atletëve nga mbarë bota, pjesëmarrës në Maratonën tradicionale të Romës, ngjarje sportive që çdo vit i gjallëron rrugët e kryeqytetit italian. Sivjet afërsisht 36,000 pjesëmarrës përshkuan 42 km, deri në Vatikan. Për Papën Leoni, “është shenjë shprese!”.

Sporti ndriçoftë shtigje paqeje, përfshirjeje sociale dhe përshpirtërie!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?