Papa: Lufta në Ukrainë krim kundër Zotit dhe njerëzimit
Në takimin e përvitshëm me përfaqësues të trupit diplomatik që zhvilloi në selinë e shenjtë, Papa Françesku i konsideroi luftërat si ajo në Ukrainë që u shkaktojnë vuajtje të mëdha civilëve si krime kundër Zotit dhe njerëzimit.
“Sot është duke u zhvilluar Lufta e Tretë Botërore. Shembull për këtë është lufta në Ukrainë me vdekje dhe shkatërrime, me sulme ndaj infrastrukturës civile që po u merr jetën të pafajshmëve jo vetëm me plumba por edhe përmes urisë dhe të ftohtit”,-tha Papa.
Diplomatëve nga 180 vende të botës, ku e pranishme ishte edhe e ngarkuara me punë e Shqipërisë, Majlinda Dodaj, Ati i Shenjtë u bëri thirrje për ndalimin e plotë të armëve bërthamore, duke sjellë në kujtesë edhe krizën e raketave kubane të 1962-shit.
“Për fat të keq, edhe sot kërcënimi bërthamor është i lartë dhe bota ndjen frikë dhe ankth. Përballë këtij kërcënimi, të gjithë jemi humbës”,-theksoi më tej.