Papa pret në Vatikan kryeministrin e Italisë
Këtë të hënë Papa Françesku priti në Vatikan Kryeministrin italian Giuseppe Conte, në një audiencë private. Sipas dhomës së shtypit të Selisë së Shenjtë. Kryeministri dhe Papa kanë biseduar për temën e emergjencës së koronavirusit, pas bekimit të Papës në sheshin e shkretë San Pietro. Por Vatikani nuk ofron detaje të tjera nga takim.
Në nivel global, Papa ka bërë thirrje që të ndalet armiqësia e luftës sepse “konfliktet nuk zgjidhen përmes luftës” dhe Covid -19 “nuk njeh kufij”. Nga ana tjetër, Papa i ka bërë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për një “armëpushim global dhe të menjëhershëm në të gjitha cepat e botës”. Një nga shqetësimet e Papës është se duhet të krijohen korridore për ndihmë humanitare për të ndihmuar më të prekurit nga situata pandemike.
Nuk është rastësi që disa ditë më parë, gjatë meshës së mëngjesit të festuar si gjithmonë në Santa Marta, ai foli për krizën ekonomike që është përkeqësuar në javët e fundit. Para dy ditësh, Papa Francesku i vetem në oborrin e kishës së Bazilikës së Shën Pjetrit, iu lut zotit për fundin e pandemisë gjatë bekimit të jashtëzakonshëm “urbi et orbi”.