Papa thirrje politikanëve: Refuzoni korrupsionin
Papa Françesku e nisi vizitën e tij në Panama, me një thirrje drejtuar liderëve politikë për të refuzuar të gjitha format e korrupsionit, në një fjalim që ai mbajti para komunitetit diplomatik. Një thirrje që gjen bazë edhe për politikën shqiptare.
“Është një ftesë për të jetuar në thjeshtësi dhe transparencë me një ndjesi të qartë përgjegjësie për të tjerët dhe botën. Të bëjmë një jetë që demonstron se shërbimi publik është një sinonim i ndershmërisë dhe drejtësisë dhe kundërshton të gjitha format e korrupsionit”, u shpreh ai.
Papa do të hapë zyrtarisht ditën botërore të rinisë që ka mbledhur rreth 200 mijë katolikë të rinj nga e gjithë bota, në Panama.
Papa 82 vjeçar do të qëndrojë për pesë ditë në vend dhe pas zbritjes nga avioni ai u prit nga presidenti Huan Karlos Varela. Fjalimet e papës në ditën botërore të rinisë zakonisht prekin tema si varfëria, korrupsioni dhe dhuna me të cilën përballen shumë emigrantë në udhëtimet e tyre të shpresës.
KOHA JONË SONDAZH

