FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Papunësi rekord në Francë – Norma bie nën 9% për herë të parë që prej vitit 2009

Norma e papunësisë në Francë ra nën nivelin e 9% për herë të parë që prej vitit 2009 tregojnë të dhënat më të fundit që i japin kështu të drejtë politikave të ndjekura nga Presidenti Macron por edhe politikave për të ardhmen e tregut të punës.

Norma e papunësisë  në ekonominë e dytë më të madhe të Eurozonës ra kështu pranë 8.9% në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, nga 9.6% që ishte në tremujorin paraardhës, tregon zyra e statistikave në vend.

Rënia e normës së papunësisë është gjithashtu më e madhja që prej vitit 2008.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat japin kështu një sinjal mjaft të fortë se ekonomia franceze më në fund po kthen faqen, pas krizës financiare që goditi të gjithë Europën, dhe Francën në veçanti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reforma në tregun e punës ishte iniciativa e parë madhore e Macron në krye të presidencës.

Që pas reformës, ekonomia franceze  ka krijuar vende pune me hapin më të shpejtë që prej 2007-ës.

Tashmë në Francë ka 2.5 milionë të papunë. Paçka se norma vijon të mbetet mjaft e lartë, trendi është mjaft optimist.

/SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?