Papunësia e lartë dhe një paketë ndihme masive për bizneset e goditura, Zvicra me deficit të lartë buxhetor për shkak të pandemisë
Deficiti i buxhetit të Zvicrës mund të arrijë në rreth 6%, tha ministri i Financave, Ueli Maurer. Arsyeja për këtë, sipas tij, është papunësia e lartë dhe një paketë ndihme masive për bizneset e goditur nga kriza e koronavirusit.
Zvicra kishte një tepricë të buxhetit federal prej rreth 3.4 miliardë euro në vitin 2019 por, sikurse vendet e tjera të botës, vendi është detyruar të mbyllë pjesën më të madhe të ekonomisë gjatë javëve të fundit, për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Maurer tha se kriza do t’i kushtojë vendit rreth 4.7 miliardë euro në javë. “Shkalla e papunësisë do të ketë një ndikim të madh në deficitin e buxhetit”, tha Maurer në një konferencë për media në Bern.
Një vlerësim i plotë do të bëhet në tremujorin e tretë, por perspektiva duket e zymtë, tha ai. Ekonomistët qeveritarë kanë thënë që shkalla e papunësisë në Zvicër mund të rritet në 4.5% këtë vit dhe 6% në vitin 2021. Zvicra ka të konfirmuar 28,268 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri.