Paqe në Ukrainë? Flitet për marrëveshje brenda 10 ditësh
Në një kohë që lufta ruse në Ukrainë është në ditën e 22-të, sipas kreut të delegacionit ukrainas, Mykhailo Podolyak mund të jenë të nevojshme dhe pak ditë, 10 maksimumi për arritjen e një marrëveshje për pikat që dy delegacionet kanë pasur qëndrimet e kundërta.
Po ashtu këshilltari thotë se nënshkrimi i një marrëveshje paqeje do t’i japë fund fazës akute të konfliktit dhe do të lejojë ukrainasit të nderojë të gjithë ata që janë vrarë dhe të fillojnë rindërtimin e vendit.