Paqja në Ballkan? Frika e Merkel: Shumë e brishtë

”Ballkani Perëndimor mbetet një nga detyrat e Gjermanisë në politikën e jashtme”, janë fjalët e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel. Pjesë e diskutimeve në Konventën Kombëtare të Katolikëve, e cila zhvilloi punimet javën e kaluar në Mynster në landin e Rinit Verior-Vestfalisë, Merkel tha se: “Tani, pas fundit të Luftës së Ftohtë ne kujtuam se koha e konflikteve të mëdha politike kishte kaluar. Por shumë shpejt mësuam se kjo nuk qëndron – në shembullin e luftërave në Ballkanin Perëndimor”.

Kancelarja u ndal më tej në konfliktet kufitare dhe të natyrave të tjera, që vazhdojnë të kenë me njëra-tjetrën shumë shtete ballkanike.

“Edhe po ta hedhësh vështrimin te Kosova, te Serbia, te Bosnja dhe Hercegovina. Edhe po të shohësh mosmarrëveshjen për emrin në Maqedoni, konflikte kufitare këtu dhe atje, madje edhe Sllovenia dhe Kroacia vazhdojnë të flasin ende për kufijtë e tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Merkeli u shpreh e vendosur se Gjermanisë dhe shteteve perëndimore i duhet të punojë për t’i zgjidhur këto konflikte. “Na duhet t’i zgjidhim të gjitha këto, në mënyrë që të mos ekzistojë gjithmonë një tension i caktuar, që mund të rindizet në çdo kohë”, tha kancelarja e Gjermanisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?