Paqja në Ukrainë, fillojnë negociatat Putin-Merkel-Hollande

Negociatat mes presidentit rus, Vladimir Putin, homologut francez, François Hollande dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, mbi planin e paqes për Ukrainën, filluan sot në mbrëmje në Moskë, njoftoi Kremlini.

“Negociatat mes Putinit, Hollande dhe Merkelit nisën pa praninë e delegacioneve respektive, rreth orës 16:30 GMT”, theksoi një zëdhënës i presidencës ruse.

Presidenti francez dhe kancelarja gjermane mbërritën në Moskë në përpjekje për të bindur, Vladimir Putinin për të pranuar planin e tyre të paqes, i cilësuar si urgjent përballë intensifikimit të luftimeve në lindje të Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Iniciativa franko-gjermane për paqe, mbështetur nga Uashingtoni, Bashkimi Evropian dhe NATO është mundësia e fundit për t’i dhënë fund 10 muajve konflikt që ka shkaktuar më shumë se 5 300 të vdekur dhe një krizë ndërkombëtare duke sjellë ndërmend krisjet Lindje-Perëndim të Luftës së Ftohtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?