”Parada e Faraonëve”, event magjik për transportimin e 22 mumjeve (FOTO)

Si kurrë më parë, Egjipti organizoi në mes të pandemisë një paradë spektakolare për transportimin e 22 mumjeve të faraonëve më të famshëm, nga qendra e Kajros në një muze të ri. Mumjet u transportuan të shtunën me mjete të zbukuruara me krahë dhe dizajne faraonësh, ndërkohë që udhëtimi i tyre zgjati 1 orë.

21 të shtëna arme nisën ceremoninë, që u shoqërua gjatë gjithë kohës me drita dhe muzikë. Shumica e mumjeve i përkisnin Mbretërisë së Re, që udhëhoqi Egjiptin nga viti 1539 deri në vitin 1075 përpara Krishtit.

Mes tyre ishte edhe Ramses II, një nga faraonët më të famshëm, që mbahet mend për ndërtimin e statujave kolosale. Edhe Mbretëresha Hatshepsut, faraonia e vetme e Egjiptit, e cila jo mbante një mjekër të rreme për të mos u penguar nga tradita, që i kërkonte femrave të luanin vetëm role dytësore në hierarkinë mbretërore.

 

SHKARKO APP