Parajsa kthehet në ferr – Kalifornia në flakë, digjen qytete të tëra

Stuhia e zjarrit në Kaliforni ka prodhuar skena apokaliptike dhe të paktën 9 viktima. Dëmet na stuhia e paprecendetë janë të pallogaritshme ende. Simboli i kësaj stuhie tashmë është bërë Malibu, qyteti i vipave në breg të oqeanit. Një numër i konsiderueshëm personazhes të famshëm jetojnë në Kaliforni, e kryesisht në Malibu. Të gjithë i kanë braktisur vilat e tyre. Në total janë evakuuar 75 mijë shtëpi vetëm në Malibu, që ndodhet 30 kilometra larg nga Los Angeles.

Në të gjithë zonat e prekura nga stuhia e zjarrit, janë angazhuar rreth 2200 zjarrfikës të cilët duhet të luftojnë me flakët. Edhe roja kombëtare ka zbritur në terren me rreth 100 trupa të dërguar. Paradise, një qytezë me 27 mijë banorë, nga parajsa është kthyer në ferr, pasi është djegur thuajse e gjitha.

Në total janë 157 mijë personat e evakuuar. Flakët kanë shumë pak gjasa që të ulen, të paktën edhe përgjatë së Shtunës, pasi erërat e forta favorizojnë përhapjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?