Paralajmërimi i miliarderit: Lufta e Tretë Botërore mund të nisë

Miliarderi kinez, Jack Ma ka folur për nisjen e Luftës së Tretë Botërore. Ai thotë se përparimet teknologjike në mbarë botën mund të çojnë në një konflikt të ri global midis fuqive të mëdha që kërkojnë të pohojnë dominimin e tyre.

“Lufta e Parë Botërore ishte për shkak të revolucionit të parë të teknologjisë. Revolucioni i dytë teknologjik shkaktoi Luftën e Dytë Botërore”, i tha ai audiencës gjatë një diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Digital Markets - Ma - Improving Globalisation

“Ky është revolucioni i tretë teknologjik”, u shpreh ai. Komentet e themeluesit të “Alibaba” i bëri jehonë atyre që ai bëri dy vjet më parë, kur ai tha se automatizimi dhe rritja e inteligjencës artificiale do të krijojë një trazirë të brendshme shoqërore dhe një rishpërndarje gjeopolitike të pushtetit midis udhëheqësve dhe atyre që mbetën prapa.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?