Paralajmërimi i Papa Françeskut për njerëzimin

Papa Françesku paralajmëroi të shtunën se ndryshimi i klimës rrezikon shkatërrimin e njerëzimit dhe u bëri thirrje udhëheqësve të energjisë që të ndihmojnë botën për të prodhuar energji alternative të pastër për të shmangur katastrofën.

Këtë shqetësim Papa e ngriti gjatë një simpoziumi me sipërmarrës të lartë të naftës mbajtur në Akademin Papnore të Shkencës në Vatikan.

Qytetërimi kërkon energji, por përdorimi i energjisë nuk duhet të shkatërrojë qytetërimin“, tha Papa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimi i klimës ishte një sfidë e “përmasave epokale“, tha ai, duke shtuar se bota ka nevojë për një energji që të luftojë ndotjen, eliminojë varfërinë dhe të nxitë drejtësinë shoqërore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë ju inkurajoj duke treguar aftësitë tuaja për inovacion për për të përmirësuar jetën e shumë njerëzve.

Me kreativitetin tuaj dhe ekspertizën profesionale ju do ti përdorini ato aftësi në shërbim të dy nevojave të mëdha, kujdesi ndaj të varfërve dhe mjedisit“, deklaroi Papa Françesku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?