Paralajmërimi i Presidentit francez, Macron: BE ndodhet në luftë civile për demokracinë
Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se po zhvillohet një luftë civile europiane mes demokracisë së lirë dhe autoritarizmit në rritje.
Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të rinovojë përkushtimin për demokracinë, në një fjalim pasionant të bërë në parlamentin europian në Strasburg.
“Nuk dua t’i përkas një gjeneratë gjumashësh që kanë harruar të kaluarën,” tha ai duke kujtuar ngritjen e BE pas Luftës së Dytë Botërore.
Në fjalën e tij, Macron dënoi atë që e quajti “magjepsje me iliberalitetin” në Europë.
Vitin e kaluar Macron dhe partia e tij liberale triumfuan në zgjedhjet franceze me një platform të fortë pro-BE, shkruan BBC.
KOHA JONË SONDAZH

