Paralajmërimi i Putinit për Europën
Fjala Gaz, është bërë një nga protagonistët kryesorë në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, pasi duke pasur parasysh kufizimet e vendosura nga Evropa ndaj Moskës, ai është aseti më i fuqishëm me të cilin mund të “luajnë” rusët. Në këtë linjë, Vladimir Putin ka lëshuar paralajmërimin e tij të fundit.
Vendimi i Brukselit dhe i anëtarëve të G7 për të vendosur çmimet tavan të gazit dhe naftës nuk ka kënaqur Presidentin rus, i cili ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimin nëse e zbatojnë këtë vendim.
“Ka detyrime kontraktuale dhe nëse merren vendime politike që kundërshtojnë kontratat, ne nuk do t’i përmbushim ato”, tha gjatë fjalimit të tij në Forumin e VII Ekonomik Lindor në Vladivostok.