Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Paralelet në rritje midis Kinës së Xi Jinping dhe Gjermanisë së Hitlerit

Bota E premte, 8 Janar 2021 14:58
Paralelet në rritje midis Kinës së Xi Jinping dhe Gjermanisë së Hitlerit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Charles Kolb, The Hill

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Në krye të faqes së saj, e përditshmja “The Washington Post” paralajmëron se “Demokracia vdes në errësirë”. Kjo mund të jetë e vërtetë në raste të caktuara, por demokracia mund të “vdesë”edhe nën rrezet e Diellit, para syve tanë. Ka ndodhur për muaj me radhë në Hong Kong.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 7 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 8 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 10 orësh

Sulmi sistematik i Partisë Komuniste Kineze (PKK) kundër lirisë së fjalës dhe të drejtës së tubimit, plus kufizime të tjera ndaj qytetarëve të Hong Kongut, nëse ata kundërshtojnë ortodoksinë komuniste njëpartiake të Xi Jinping, është një zhvillim i jashtëzakonshëm me pasoja globale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

PKK e shfuqizoi marrëveshjen 50-vjeçare mes Kinës dhe Britanisë së Madhe, të nënshkruar në vitin 1997, që garantonte të drejtat themelore, liritë dhe vetëvendosjen politike të qytetarëve të Hong Kongut.

Ndërkohë, Kina ka burgosur mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe “disidentët” e tjerë pro-demokracisë, duke pretenduar se veprimet e saj janë thjesht një çështje e brendshme, e nevojshme për të siguruar “stabilitetin” e brendshëm.

Hong Kongu ka qenë prej kohësh një qendër e madhe financiare globale. Shkatërrimi i tij, do të ketë pasoja ndërkombëtare serioze. Demokracitë perëndimore kanë detyrimin që t`a ndalin sa nuk është vonë katastrofën e afërt.

Disidentët e Hong Kongut, që po sfidojnë me guxim PKK ose duhet të heshtin, ose duhet të largohen në vende më të sigurta jashtë Kinës, për të shmangur ndjekjen penale. Ndërkohë, kompanitë globale po dynden në Kinë dhe Hong Kong, duke parashikuar fitimet e mëdha post-pandemike kur të rinisin udhëtimet, dhe kur të rriten flukset financiare në Kinë.

Administrata Trump, ka vendosur sanksione kundër shumë prej atyre individëve përgjegjës për rritjen e sulmeve ndaj demokracisë së Hong Kongut. Por ku është zemërimi global? Ku janë Kombet e Bashkuara? Ku është Evropa? Ku është Vatikani?

Ish-regjimi i aparteidit në Afrikën e Jugut, shkaktoi një bojkot global të qëndrueshëm dhe efektiv. Ku është sot “bojkoti ndaj Kinës?”Gazetari gjerman Volker Ullrich, ka botuar së fundmi në anglisht pjesën e dytë të biografisë së tij me dy vëllime mbi Adolph Hitler.

Vëllimi i parë “Ngjitja:1889-1939”, përshkruan jetën e hershme të Hitlerit dhe ngjitjen e tij në pushtet. Vëllimi i dytë, “Rënia:1939-1945”, merret me vitet e fundit të jetës së Hitlerit, udhëheqjen e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe vetëvrasjen më 30 prill 1945.

Duke pasur parasysh epokën e sotme, të vëmendjes së shtuar në leximin e ndonjë postimi në Twitter, pritshmëria që njerëzit të lexojnë 2 libra voluminozë me 1600 faqe në total është e ekzagjeruar. Por, studimi i Ullrich mbi Hitlerin mund të jetë biografia më e mirë e shkruar ndonjëherë për Hitlerin.

Studimet e hershme të Hitlerit mbeten klasike të jashtëzakonshme, por Ullrich ofron një njohje të gjerë dhe të thellë me burime të reja, sidomos nga arkivat gjermane. Ai shfaq gjithashtu aftësinë e një gazetari në krijimin e një narrative udhëzuese.

Edhe pse e dimë rezultatin që nga faqja e parë, biografia e tij lexohet si një thriller. Ngjitja e Hitlerit në pushtet, mënyra se si ai manipuloi popullin gjerman (përfshirë klasat qeverisëse, të biznesit dhe ato profesionale) dhe mënyra se si ai arriti shkaktimin e Luftës së Dytë Botërore, ofron mësime të shumta për demokracitë e sotme.

Shembulli i Hitlerit ofron mësime të rëndësishme dhe në kohë, duke pasur parasysh rivalitetin dhe tensionet e përshkallëzuara, diplomatike, politike, ushtarake dhe ekonomike midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Faqet hyrëse të vëllimit “Downfall’s”, janë veçanërisht të rëndësishme, sidomos trajtimi që i bëri Hitleri Qytetit të Lirë të Dancigut që kishte qenë prej kohësh pjesë e Polonisë. Ndërsa në publik fliste ndryshe, Hitleri kishte planifikuar prej kohësh ribashkimin e Dancigun me Rajhun Gjerman.

Më 5 janar 1939, Hitleri u takua me ministrin e Jashtëm polak, Josef Beck, për t’i thënë atij se “Dancigu është gjerman, do të jetë gjithmonë gjerman, dhe se herët a vonë ai do të bashkohet me Gjermaninë”, pavarësisht nga pakti i mos-agresionit gjermano-polak i nënshkruar 5 vjet më parë.

Duke folur në Rajhshtagun gjerman më 30 janar 1939, Hitleri përmendi paktin e mos-agresionit, dhe iu referua miqësisë së Gjermanisë me Poloninë si “një nga fenomenet pajtuese të jetës politike evropiane”. Tetë muaj më vonë, teksa Polonia vazhdoi t’i rezistonte presionit të Hitlerit, më 1 shtator 1939 trupat gjermane pushtuan Poloninë.

Më 3 shtator 1939, aleatja e ngushtë e Polonisë, Anglia, së bashku me Francën, i shpallën luftë Gjermanisë. Kishte filluar Lufta e Dytë Botërore. Hong Kongu lulëzoi për dekada nën sundimin britanik dhe institucionet demokratike.

Kina,në vitin 1997 premtoi se Hong Kongu për 50 vjet do të mbetej kryesisht autonom, dhe do të ruante liritë e tij demokratike. Pas 23 vjetësh, Kina hoqi dorë nga ky angazhim i detyrueshëm ndërkombëtar. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, por sigurisht që qytetarët e Tajvanit duhet të shqetësohen.

Qasja e sotme e zakonshme ndaj Kinës, duket me siguri si një qasje pajtuese.

Administrata e ardhshme e Joe Biden duhet të vendosë shpejt, se si të merret me sjelljen ndërkombëtare gjithnjë e më agresive të Kinës, dhe shtypjen e lirive demokratike, jo vetëm në Hong Kong, por edhe në lidhje me pakicat fetare të persekutuara në të gjithë Kinën. Biden duhet ta studiojë me shumë kujdes rastin e Dancigun; që mos ta përsërisim sot. /Përktheu: Abcnews.al

Shënim: Charles Kolb, ka qenë ndihmës i presidentit George HW.Bush për politikën e brendshme në vitet 1990-1992.

Etiketat e lidhura

KinëXi Jinping
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 7 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 7 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 7 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 7 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 8 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.