Parandalohet sulmi terrorist në Gjermani, arrestohet tuniziani, në banesë iu gjendën doza helmuese

Autoritetet gjermane thanë se arrestimi i një tuniziani, i dyshuar për bërjen e armëve biologjike, me gjasë ka parandaluar një sulm terrorist.

29-vjeçari i identifikuar si Sief Allah H. u arrestua të martën në qytetin Këln, pasi në banesën e tij u gjet agjent ricin, thanë zyrtarët e agjencisë vendase të inteligjencës BfV.

Shefi i kësaj agjencie, Hans-Georg Maassen, tha se provat e deritanishme tregojnë se është penguar një sulm “shumë i mundshëm” terrorist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se i arrestuari ka pasur material të mjaftueshëm në banesën e tij për të prodhuar doza helmuese të ricinit, raporton rel.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prokurorët thanë se i dyshuari ka pasur kontakte me ekstremistët islamikë, porse ata nuk kanë dëshmi se ai ka qenë anëtar i ndonjë organizate terroriste.

Autoritetet janë alarmuar për aktivitetet e tij pasi ai ka prorositur 1,000 fara të kërpudhave, të cilat përmbajnë ricin, dhe një mulli elektrik në internet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?