FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parandalohet sulmi terrorist në gjysmë maratonën e Berlinit

Policia gjermane ka parandaluar një sulm vdekjeprurës gjatë zhvillimit të gjysmë maratonës, e cila u zhvillua sot në Berlin.

Gazeta gjermane Die Welt raporton se forcat speciale arrestuan 6 persona, të cilët dyshohet se kanë lidhje me tunizianin Anis Amri, autorin e vrarë të  sulmit në tregun e Krishtlindjeve në vitin 2016.

Referuar policisë gjermane bëhet e ditur se një prej të arrestuarve kishte planifikuar të sulmonte me thikë personat që ndodheshin në maratonë.  Personat e arrestuar janë të moshës 18 dhe 21 vjeç, ndërsa policia nuk ka pranuar të japë më shumë hollësi në lidhje me këtë ngjarje, pasi po vazhdojnë hetimet.

Swiss Digital Desktop Reklama

I dyshuari kryesor i këtij sulmi thuhet se kishte dy thika për të kryer aktin terrorist. Megjithatë thuhet në mediat gjermane një rrezik specifik nuk ekzistonte për aq kohë sa personi ishte nën mbikqyrje prej një kohe shumë të gjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?