Parashikimi alarmues, Cuomo: Katër të pestat e pacientëve që kanë nevojë për ventilues, do vdesin

Në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, lajmet nga e gjithë bota nuk kanë të sosur. Këtë herë është guvernatori i New York, Andrew Cuomo, ai i cili ka bërë një parashikim të frikshëm, kur thotë se katër të pestat e pacientëve të koronavirusit që kanë nevojë për ventilatorë frymëmarrjeje, do të vdesin nga Covid-19. Cuomo ofroi parashikimin e tij alarmues në konferencën e përditshme të shtypit teksa shtetet amerikane po përpiqen të shtojnë si të munden masën e pajisjeve shpëtimtare të frymëmarrjes. ”Të vdekurit në New York nga koronavirusi janë ata që kanë marrë frymë me ventilatorë për një kohë të gjatë. Nëse hyn në ventilator ke vetëm 20% shanse se do të dalësh prej tij”, tha Cuomo duke përsëritur modelin e parashikaur nga kreu i Microsoft, Bill Gates i cili tha se rreth 100,000 amerikanë do të vdesin nga sëmundja.

SHKARKO APP