Parashikimi i frikshëm/NYT: New York-u mund të jetë më keq se Wuhan apo Lombardia
Italia në Europë dhe Wuhani janë dy vendet më të prekura nga pandemia e Covid-19 por Spanja dhe së fundmi SHBA-ja po bëhet qender e rrezikshme e këtij virusi vdekjeprurës. Nëse shkalla e rritjes së rasteve vazhdon në nivelet aktuale, zona metropolitane e New York-ut do të pësojë një katastrofë më keq se Wuhan-it në Kinë ose Lombardisë në Itali.
“New York Times”, përmes një shkrimi, thekosn se New York-u “ka qenë më pak i suksesshëm në rrafshimin e kurbës në këtë pikë të epidemisë sesa në Wuhan ose rajonin e Lombardisë”.
Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Donald Trump, ka nënshkruar një dekret që autorizon thirrjen e një milion rezervistëve të ushtrisë, marinës, forcave ajrore dhe rojeve bregdetare për t’i bërë ballë koronavirusit.
“Do vendosim të hënën ose të martën për udhëzimet për një ngadalësim të mundshëm të distancës sociale. Ne do të përcaktojmë kur është e sigurt të kthehemi në shkollë”, thotë Donald Trump, duke theksuar se për New York-un, epiqendrën e Shteteve të Bashkuara për koronavirusin, rregullat për distancimin shoqëror do të qëndrojnë në fuqi. Për të përballuar urgjencën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka detyruar General Motors të prodhojë respiratorë.