Parlamentarët francezë, një tjetër vizitë në Krime

Një delegacion i përbërë nga 11 parlamentarë francezë, me në krye anëtarin e Komitetit për Politikën e Jashtme, Thierry Mariani, ka mbërritur në Krime për një vizitë treditore, për herë të dytë kjo që nga korriku i vitit të kaluar.

Kujtojmë se vizita e parë në Krime e një grupi prej 10 ligjvënësish francezë u realizua në korrik 2015, pavarësisht kritikave të forta si në Francë, ashtu edhe në Evropë. Deputetët pohuan atëherë që ajo që kishin parë në gadishull s’kishte të bënte fare me çka po shkruhej zakonisht në median perëndimore.

Sipas deputetit Jacques Myard, vizita e dytë e delegacionit parlamentar në Krime synon tërheqjen e vëmendjes së Evropës tek domosdoshmëria e heqjes së sanksioneve antiruse.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Besoj se është e nevojshme të theksojmë e të nënvizojmë rëndësinë e heqjes së sanksioneve… Ato janë kundërproduktive dhe bien ndesh me interesat tona, me interesat e Rusisë, interesat e Francës dhe interesat e Evropës. Prandaj jemi sërish këtu, i pëlqen kjo dikujt apo jo”, është shprehur Myard.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa lidhur me situatën e tanishme me komunitetin tartar në Krime, Thierry Mariani në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp ka vënë në dukje faktin se “të drejtat e tartarëve në Krime po respektohen më mirë sesa të drejtat e minoritetit rus në vendet Baltike”.

Gjithashtu, deputeti francez ka theksuar se Republika e Krimesë ka tri gjuhë zyrtare, përfshirë këtu edhe atë tartare. Teksa projekte të lançuara më parë për të zgjidhur problemet e popullsisë tartare janë në fazën e zbatimit.

Mariani e ka quajtur një surprizë të këndshme që një nga zëvendësit e Kryetarit të Këshillit Shtetëror të Republikës së Krimesë përfaqëson pikërisht këtë pjesë të popullsisë.

Në ditën e dytë të vizitës, delegacioni francez ka mbërritur në Sevastopol ku Thierry Mariani u ka shprehur falënderime autoriteteve lokale, komandës së bazës detare që ndodhet në këtë qytet, si dhe Flotës Ushtarako-Detare të Rusisë për kontributin e dhënë në operacionin antiterrorist në Siri.

“U jam shumë mirënjohës Flotës Ushtarako-Detare ruse dhe qytetit të Sevastopolit, si një bazë detare, për rolin e tyre në operacionin antiterrorist në Siri. Sot, me numrin gjithnjë në rritje të sulmeve vdekjeprurëse në Evropë, duhet të kuptojmë se Daesh është armiku ynë i përbashkët”, tha Mariani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?