Parlamenti Evropian miraton marrëveshjen e Brexit, deputetët i këndojnë këngën e lamtumirës
Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë mbështetur në mënyrë dërrmuese kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE.
Deputetët e parlamentit ratifikuan Marrëveshjen e Brexit me 621 vota pro dhe 49 kundër. Pas votimit, eurodeputetët shënuan daljen e Mbretërisë së Bashkuar duke kënduar “Auld Lang Syne”, e cila këndohet zakonisht kur jepet lamtumira për diçka.
Disa eurodeputetë britanikë thanë që ata shpresonin që Mbretëria e Bashkuar të kthehej një ditë megjithëse eurskeptikët, përfshirë Nigel Farage të Partisë Brexit, mbajten fjalimet e tyre të fundit në BE.
Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga blloku të premten.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i tha Mbretërisë së Bashkuar: “Ne do të të duam gjithmonë”.