Parlamenti grek miratoi krijimin e komisionit hetimor për memorandumin
Kujtim VANI
Me 156 votat e mazhorancës u miratua në seancën plenare të parlamentit propozimi i dy partive të bashkëqeverisjes për krijimin e një komisioni hetimor për vendosjen e Greqisë nën kushtet e memorandumit dhe të mbikqyrjes dhe të çdo hapi tjetër që lidhet me zbatimin edhe të memorandumeve të tjera. “Kundër” propozimit votuan 72 deputetë (të Demokracisë së Re dhe PASOK-ut). Abstenuan 22 deputetë nga Potami dhe partia Komuniste. Agimi i Artë nuk mori pjesë në votim, megjithëse sekretari i përgjithshëm Nikos Mihaliolakos kishte deklaruar më parë se partia e tij voton kundër propozimit. Në votim morën pjesë 250 deputetë. Kryetarja e parlamentit, Zoi Konstantopulu, propozoi që afati i komisionit të jetë të paktën për gjashtë muaj, deri më 6 tetor 2015.
Gjatë debatit në kuvend ish kryeministri Samaras tha se qeveria po e shpie vendin ose në memorandum të ri, ose në një aksident fatal. Ai shprehu mendimin se qeveria e SYRIZA-s dhe ANEL-it paraqitën propozimin për krijimin e komisionit hetimor për të mbuluar përgënjeshtrimin e plotë të pritshmërive të popullit grek. Samaras paralajmëroi se qeveria nuk ka të drejtë të funksionojë në mënyrë përçarëse në momentin më të keq, në kohën që nuk ekziston likuiditet, dhe kur zyrtarë të qeverisë paralajmërojnë se mund të ketë një ndërprerje të pagesave. Periudha që duhet të shqyrtojë komisioni hetimor duket të fillojë që nga viti 1981 dhe të përfshijë edhe qeverisjen e SYRIZA-s, tha shefi i opozitës dhe akuzoi qeverinë se po e shpie vendin ose në një memorandum të ri ose në një aksident fatal. Samaras paralajmëroi gjithashtu se do të ketë aktakuzë, po për ata që luajnë me daljen e vendit nga euro.
Ndërkohë cipras duke iu drejtuar deputetëve dhe në mënyrë të veçantë Samaras u shpreh se nuk mund të luajnë me Greqinë partnerët dhe kreditorët.“Greqia, zoti Samaras, nuk është një vend i nënshtruar. Shumë shpejt do të konstatoni edhe ju se ka një dinamikë të fuqishme gjeopolitike dhe është një vend sovran me të cilin nuk mund të luajnë partnerët dhe kreditorët”, i është përgjigjur kryeministri Aleksis Cipras shefit të opozitës, duke folur në seancën për diskutimin e propozimit për komisionin hetimor se si Greqia u vendos nën kushtet e memorandumeve. Në fjalimin e vet Cipras theksoi se propozimi për komisionin hetimor nuk synon penalizimin e ideve neoliberale që përshkonin memorandumet, por që të shqyrtojë “nëse përtej materializimit të një përzgjedhjeje të keqe u ekzekutuan akte që kishin motive jo ideologjike”. Sipas kryeministrit, akte të tilla propozohet të kërkohen në procedurën e rishikimit të deficitit, në vendimin e Bankës së Greqisë për të avancuar në shtimin e kohës për shlyerjen e obligacioneve greke nga tri në dhjetë vjet, në ndryshimin e “gardës së memorandumit” në nëntor 2011, se si dhe me cilat procedura në kanë “u rrëzua një kryeministër grek pas 37 vjetësh demokracie parlamentare”, çfarë ndodhi me reduktimin e borxhit, ku “u lehtësuan bankat gjermane nga bondet greke dhe u ngarkuan në shpatullat e fondeve të siguracioneve dhe të universiteteve”… Këto, në analizë të fundit, kërkon të mësojë populli, i cili ka pikëpyetje të mëdha për pesëvjeçarin e kaluar, theksoi kryeministri.
Ka përfunduar gjithashtu në sallën e senatit të parlamentit edhe diskutimi për borxhin publik të Greqisë, me rastin e krijimit të komisionit të kontrollit logjistik të borxhit (“Komisioni i të Vërtetës”). Ministri alternat i financave, Dimitris Mardhas, tha në kuadër të diskutimit, se sipas përllogaritjeve zyrtare borxhi i Gjermanisë që ndërlidhet me reparacionet e kohës së pushtimit nazist të Greqisë arrin në 278,7 miliardë euro, nga të cilat 10,3 miliardë i përkasin të ashtuquajturës “kredi e detyruar” dhe gjithë shumat e tjera kanë lidhje me dëmshpërblime që kanë të bëjnë me individë apo infrastruktura. “Në konferencën e Parisit të vitit 1946, kjo shumë ishte përcaktuar në 341,2 miliardë dollarë të asaj kohe”, theksoi Mardhas.