FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Parlamenti i Armenisë refuzon kreun e opozitës për postin e kryeministrit

Parlamenti i Armenisë votoi kundër zgjedhjes së udhëheqësit të opozitës, Nikol Pashinian, për kryeministër të ardhshëm. Deputetët votuan me 55 vota kundër dhe 45 pro, ndersa Pashinian ka qenë kandidat i vetëm.

Duke iu adresuar Parlamentit pak para votimit, Pashinian u tha mbështetësve se do t’iu bashkohet në qendër të Jerevanit për të rinisur protestat.

Ai ka udhëhequr protesta për ditë të tëra, duke detyruar kryeministrin Serzh Sarkisian të japë dorëheqje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, Pashinian i paralajmëroi deputetët për “cunami politik” nëse nuk e merr mbështetjen e tyre. Parlamenti i Armenisë pritet të mblidhet sërish më 8 maj për votimin e dytë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?