Parlamenti i BE-së thirrje Serbisë: Distancohuni nga Rusia

Parlamenti i BE-së e ka shtuar më shumë presionin ndaj Serbisë, duke i bërë thirrje të rishqyrtojë pozicionin e saj ndaj Rusisë. Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Beogradi ka mbajtur lidhje të ngushta me vendin e Vladimir Putin, pavarësisht qëndrimit të BE-së.

Të mërkurën, anëtarët e Parlamentit Evropian miratuan një raport vjetor vlerësimi me keqardhje që Serbia nuk është përafruar me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Teksti u miratua me 523 vota pro, 78 kundër dhe 34 abstenime.

Deputetët po i kërkojnë qeverisë së sapozgjedhur të Vuçiç, pas zgjedhjeve në prill, të “përafrohet urgjentisht” me qëndrimin e BE.

“Unë mendoj se ka urgjencë të vërtetë këtu, veçanërisht në rastin e Serbisë, për të bërë disa zgjedhje të rëndësishme të brendshme në këtë bazë,” tha eurodeputeti përgjegjës për raportin, Vladimir Bilcik, nga EPP.

“tani është koha për të vendosur se ku qëndron. Dhe shpresoj se Serbia do të marrë një vendim të qartë në drejtim të Evropës.”

Që nga viti 2014, Serbia ka qenë në negociata me BE-në për t’u anëtarësuar në bllok. Por marrëdhëniet e saj të ngushta me Rusinë mund të shtojnë një pengesë të re për dialogun.

Raporti shpreh gjithashtu keqardhje për mungesën e progresit dhe madje edhe kthimin prapa në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe luftën kundër korrupsionit dhe sipas eurodeputetëve të përfshirë në proces, kjo është koha e duhur për Serbionë për të kryer reformat në mënyrë që të bëhet përparim në anëtarësimin në BE.

SHKARKO APP