Parlamenti i Ukrainës shpall Rusinë ”shtet terrorist”
Bota E Premte, 1 Prill 2022 18:10
Parlamenti i Ukrainës, përmes një projektligji që u miratua sot, e cilëson Rusinë si një ”shtet terrorist”. Legjislacioni gjithashtu ndalon çdo “propagandë të regjimit totalitar neo-nazist rus”, duke përfshirë përdorimin e simboleve të pushtimit si shkronja “Z”, të përdorura nga Kremlini dhe forcat e tij të armatosura, shtohet deklarata e partisë.